Dy shokët zbulojnë para Gjykatës se përse inskenuan atentatin

download-1.jpg

Në Gjykatën e Vlorës u dha sot masa e sigurisë për Romario Alirajn dhe Arben Velikon, dy personat që në bashkëpunim me njëri tjetrin inskenuan një atentat më 12 maj pranë Urës së Mifolit më qëllim përfitimin e azilit në vendet e Bashkimit Evropian.

Gjykata vendosi të lërë në fuqi për ta masën e sigurisë ‘Arrest me burg’

28-vjecari Aliraj denoncoi në polici se u sulmua me armë zjarri teksa udhëtonte në Levan Vlorë.

Bashkë me Velikon ai qëlloi 25 herë mbi makinën e tij dhe e nxori nga rruga për të krijuar idenë e atentatit.

Por ekspertiza policisë arriti të provojë se ngjarja ishte e sajuar ndaj ata u vunë në pranga.

Ata u sollën në gjykatë nën masa sigurie dhe para gjyqtares Herila Çela kanë pranuar se e gjitha ishte inskenim për shkak të borxheve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303