Një sherr ka ndodhur në një diskotekë në Brescia të Italisë.
Dy vëllezër shqiptarë kanë bërë një sherr brenda klabit dhe më pas ka degjeneruar jashtë me përdorimin e një thike.
I plagosur ka mbetur një 30-vjeçar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur njëri nga dy vëllezërit qëlloi me thike një djalë 30-vjeçar.
Dy shqiptarët përkatësisht të moshës 22 dhe 23 vjeç, janë në akuzë për plagosjen e 30-vjeçarit nga Brescia, i cili përfundoi me plagë në spital por jashtë rrezikut për jetën.
Arsyeja e përleshjes ende nuk është e qartë, por hetimet janë në proces. Mësohet se sherri kishte nisur brenda diskos e me pas ata kane dale jashtë për t’u sqaruar, por aty sherri ka degjeneruar dhe vëllai me i vogël, nxori thikën dhe e qëlloi të riun.
Policia italiane bëri të mundur ndalimin e dy shqiptarëve, të cilët do të përgjigjen tashme edhe për shkeljen e ligjit te migracionit, pasi rezultojnë ilegale.

