fbpx

“E bardha” merr “në qafë” tre shqiptarët në Britaninë e Madhe

4AF892B0-9B72-4A35-A0DF-FE1A0DCC388A.jpeg

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe dhe rrezikojnë të depërtohen për në Shqipëri.

Sipas mediave lokale, policia ndaloi një “Benz” në Reading pasi rezultonte i pa regjistruar. Policia i bëri shoferi një test të shpejtë droge dhe rezultoi pozitive, që kishte marrë kokainë.

Pas procedurave hetuese, dy prej shqiptarëve pranuan se kishin mbërritur në Britaninë e Madhe në pjesën e pasme të një kamioni.

Ndërkohë shoferi nuk kishte as patentë dhe as siguracion të makinë. Tashmë tre shqiptarët pritet të përballen me një gjyq për t’i deportuar në Shqipëri

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303