fbpx

E frikshme/ Zbulohet “Keku me pilula dhe kokrriza”, AKU mohon akuzën

Solen-Luppo-Choco-Cocoa-Cream-Cake-24-x-45g-624923-01.jpg

Në rrjetet sociale u denoncua se produkti “Kek Lupo me arrё kokosi”, kishte prani lëndësh të huaja (pilula që shkaktonin paralizë).

Pas këtij konstatimi ka reaguar Autoriteti Kombëtar i ushqimeve, i cili me anë të një njoftimi ka mohuar akuzën e shtruar se produkti  kishte përmbajte të papranueshme.

AKU ka njoftuar konsumatorët se në kontrollet e kryera, produkti ishte në kushte të përshtatshme higjeno-sanitare dhe se nuk u evidentua prezencë “kokrriza” të dëmshme, sikundër pretendohej në pamjet filmike të shpërndara.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nisur nga shqetёsimet e pёrcjella nё media/rrjete tё ndryshme sociale, nё lidhje me produktin “Kek Lupo me arrё kokosi”, tё importuar nga Turqia mёnjёherё ka identifikuar subjektet importuese tё kёtyre kategorive produktesh dhe ka ndёrmarrё procedurat e inspektimit.

Në funksion të trajtimit me rigorozitet të rastit, AKU bën me dije masat e marra menjëherë pas publikimit nё media:

Pёrsa i pёrket produktit “Kek Luppo me arrё kokosi” nga verifikimet e bёra pёr praktikat e importit rezulton se pёr Vitin 2019 ky produkt nuk ёshtё importuar nё Rebublikёn e Shqipёrisё.

U kryen kontrolle rigoroze të menjëhershme në 3 subjekte të cilat importojnë kёto kategori produktesh (Kek Luppo) nga Turqia. Nga kontrollet e kryera në këto subjekte u konstatuan kushte të përshtatshme higjeno-sanitare, produktet ishin të ambalazhuara dhe ruheshin në kushte të përshtatshme.

Në momentin e kontrollit, subjektet nuk dispononin produktin “Kek Luppo me arrё kokosi”, por u konstatuan produktet “Luppo Cake Bite Choco Sandwich” 8 copësh si dhe “Kek Luppo Choco Cacao”, mbi tё cilat u ushtrua kontroll fizik duke e thërrmuar produktin për të parë vizualisht nëse kishin prezencë substancash apo lëndësh të huaja në përbërje. Kontroll nga i cili nuk u evidentua prezencë “kokrriza” të dëmshme sikundër pretendohej në pamjet filmike të paraqitura në media.

Gjithashtu u kontrollua plotësimi i kërkesave ligjore si etiketimi i produktit dhe sistemi i gjurmueshmërisë, të cilat rezultuan konform kërkesave ligjore.

Për verifikime të mëtejshme mbi sigurinë për konsum të këtij produkti, nga tupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u bë marrja e mostrave zyrtare për kryerjen e analizave laboratorike.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon mediat tё cilat ngritёn këtë shqetësim si dhe shpreh gatishmërinë për të kryer të gjitha verifikimet përkatëse për të shmangur çdo mundësi që shëndeti dhe interesi i konsumatorëve shqiptar të vihet në rrezik.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303