Një aksident ka ndodhur sot në mëngjes. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të Tiranës.
Policia njofton se një mjet autobus është përplasur me një mjet tjetër, ku për pasojë janë lënduar 4 pasagjerë të urbanit, të cilët janë dërguar në spital për kontroll mjekësor.
Tiranë/Informacion paraprak.
Në Qendër, janë përfshirë në një aksident një mjet autobuz me një mjet tjetër. Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë 4 pasagjerë të mjetit autobuz të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

