TË FUNDIT

E fundit/ Po drekonin në Cërrik, makina përfundon në lokal dhe i plagos

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Cërrik, duke lënë të plagosur pesë persona. Policia njofton se ngjarja është shënuar në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit”, teksa drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një lokal.

Njoftimi i policisë:

Cërrik

Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit”, Cërrik, drejtuesi i mjetit J.Ç., 38 vjeç, nga Cërriku, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një lokal.

Për pasojë janë lënduar jashtë rrezikut për jetën 5 persona, që ishin duke drekuar në lokal.

Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit në kohë të Policisë është ndaluar dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Policia e Elbasanit u apelon gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor!

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat