TË FUNDIT

E FUNDIT/ Roland Bejko emërohet drejtues politik i PD në Gjirokastër

Roland Bejko, ditën e sotme është emëruar drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun Gjirokastër.

Seketari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka njoftuar kryetarët e degëve në këtë qark se Bejko do të jetë drejtuesi i ri politik, i caktuar nga Lulzim Basha.

“Të nderuar Kryetarë,
Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, ju informoj se Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Gjirokastër, anëtarin e Kryesisë së PDSH z. Roland Bejko. Në këtë mënyrë z. Bejko do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku.

Duke ju uruar punë të mbarë,

Sekretari i Përgjithshëm”, shkruhet në mesazhin e Bardhit.

Më herët drejtues politik në Gjirokastër ishte Tritan Shehu, i cili u shkarkua pas pozicionimit të tij në grupimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sakaq, ditën e sotme ndryshime pati edhe në Shkodër. Helidon Bushati dha dorëheqjen si drejtues në këtë qark, ndërsa Basha ia besoi këtë detyrë nënkryetarit Enkelejd Alibeaj.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat