E kaluan në skaner, pasi shohin këtë detaj në makinë, policët në aksion, ajo që zbulojnë është…

poli-2.jpg

Kapet shqiptari me rreth 55 kilogramë lëndë narkotike që po tentonte të futej përmes pikëkalimit kufitar të Vërmicës në Kosovë.

Oficerët doganorë të Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe të kapin një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike e cila ishte duke tentuar të futet në Kosovë përmes pikës kufitare të Vërmicës.

Sipas një njoftimi të Doganës së Kosovës, në orët e mbrëmjes në pikë-kalimin e Vërmicës ka arritur një automjet i llojit “Opel Meriva” me targa të Shqipërisë e drejtuar nga një shtetas shqiptar.

Pas profilizimit nga oficerët doganorë, automjeti është ndaluar për kontroll të dyfishtë.

“Në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, është kryer kontroll i përbashkët me Policinë e Kosovës dhe Njësitin Antikontrabandë ku gjatë kontrollit është dyshuar se automjeti në fjalë ka dysheme të dyfishtë në të cilën mund të kishte mallra të ndaluar. Pas hapjes së dyshemesë janë hasur 53 paketime të substancës narkotike të dyshuar marijuanë (29 paketime marijuanë dhe 24 paketime marijuanë çokollatë)”, thuhet në njoftim.

“Pesha e kësaj substance narkotike pas peshimit është 54 kg e 963.24 gr. Drejtuesi i automjetit është arrestuar si dhe rasti është përcjellë tek policia e Kosovës”, përfundohet në njoftimin e Doganës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303