23-vjeçari Sarjo Gjikola është i riu që është dënuar me 27 muaj burg në Angli.
Ai kishte shndërruar shtëpinë e tij në një parcelë droge, ku kultivonte kanabis.
Në banesën e tij u gjetën 133 rrënjë kanabis sativa të kultivuara, raportojnë mendiat britanike.
Gjatë marrjes në pyetje i riu tha se e kishte bërë gjithçka për të ndihmuar nënën që kishte në Shqipëri dhe për të larë borxhet dhe se kishte vetëm gjashtë muaj që kishte shkuar në Britaninë e Madhe.

