E marta e zezë, 30-vjeçari humb jetën në aksidentin tragjik

aksident-ok-1100x620-1-e1621082636859.jpg

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku për pasojë ka humbur jetën një 30-vjeçar.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 29.06.2021, në orët e para të mëngjesit shtetasi D. GJ., 30 vjeç, banues Krastë Martanesh, duke drejtuar automjetin tip ‘Mitsubish’ në aksin rural Ballejë-Krastë ka humbur kontrolin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303