fbpx

E paparë ndonjëherë, arbitri ndërpret ndeshjen sepse anësorit…. i shpëton

ffff-1-1.jpg

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në kampionatin portugez.

Arbitrit kryesor i është dashur të nbali sfidën për disa çaste pasi kolegut të tij, një prej arbitrave anësorë i duhej të duhej të shkonte në mënyrë urgjente në tualet.

Chavez ishte duke kryesuar 2-1 ndaj Nacional në Primeira Liga 10 minuta pas pushimit, anësori Jorge Cruz nuk duroi më dhe thjesht duhet të shkonte sa më shpejt në tualet.

Teksa një prej portierëve po përgatitej për të goditur nga rivënia fundore, anësori i dha flamurin arbitrit kryesor dhe u nis me vrap drejt banjës.

Teksa ishte në tualet, lojtarët e shfrytëzuan momentin për të pushuar dhe për t’u freskuar me ujë derisa u rikthye anësori.

Arbitri kryesor i tregoi kartonin e  kuq me shaka kolegut përpara se të vijonte ndeshja.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303