TË FUNDIT

“E papranueshme”. Escobar ‘fshikullon’ Sali Berishën: Mos prit marrëdhënie normale me SHBA nëse…

Një tjetër goditje ka ardhur nga SHBA për Ish-kryeministrin Sali Berisha. I dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Grabriel Eskobar thekson se një person i shpallur non grata për korrupsion nuk mund të jetë fytyra e një partie politike.

“Presidenti Biden e ka bërë të qartë. Sekretari Blinken e ka bërë të qartë. Shtetet e Bashkuara do t’ju kërkojnë llogari të gjithë atyre njerëzve për angazhim në vepra të mëdha të korrupsionit ose në përpjekje për minimin e demokracisë anembanë botës dhe në mënyrë specifike në Ballkanin Perëndimor. Nuk është normale dhe nuk është e pranueshme që një person, i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie. Dhe në këtë aspekt, e kemi bërë të qartë që nëse Partia Demokratike ose ndonjë parti tjetër udhëhiqet apo përfaqësohet nga ndonjë person, i sanksionuar nga Sekretari i Shtetit për vepra të mëdha të korrupsionit, atëherë nuk mund të pritni marrëdhënie normale”, ka thënë ai në një intervistë për reporteri.net.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat