Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë arrestuar brenda një jave për kërcënim të miturash me fotografi nudo. Në 23 Janar 2019, në Pire u arrestua Edi Jaupllari, lindur në Pire në 5 tetor 1996, për përdhunim e të miturës, një greke 16 vjeçe, si dhe kërcënim në vazhdimësi.
Jaupllari kishte njohur të miturën në internet në Badoo, kishin lënë takim ku e përdhunoi, ndërsa më tej e kërcënonte se do publikonte foto dhe video nga takimi në internet.
E mitura lajmëroi policinë, e cila arrestoi 23-vjeçarin, ndërsa sot publikuan të dhënat për të mbledhur informacion nga aktiviteti i mëparshëm.
Ndërkohë dhe një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi për shkak se është denoncuar për shantazh nga një vajzë e mitur. I riu dyshohet se i kërkonte vajzës seks, në të kundërt do ti publikonte video dhe foto nudo.
Mediat greke shkruajne se ngjarja ka ndodhur në zonën e Messinit. Mësohet se dy të rinjtë ishin njohur fillimisht në Instagram, dhe fillimisht komunikimi ka qenë mjaft intesiv. Por me kalimin e kohës, shqiptari është bërë agresiv ndaj të miturës, dhe kërkonte me ngulm që ajo ti bindej.
Situata u bë e rëndë, pasi vazja tha se ndihej vazhdimisht në presion dhe e frikësuar.
Madje, në rastet kur ajo e refuzonte, fotot dhe videot e vajzës kishin filluar të shpërndaheshin nëpër miq e të njohur të shqiptarit.
Pas keësaj, vajza së bashku me nënën e saj bënë denoncimin në polici dhe më pas u bë edhe arrestimi i shqiptarit.
22 vjeçari u arrestua me disa akuza, kërcënimin në mënyrë të përsëritur, marrëdhenie me te mitur dhe posedim dhe prodhimin e pornografisë së fëmijëve.


