E përplasi makina, vdes 54-vjeçarja në Korçë

Një ngjarje e rëndë ndodhi para 6 ditësh, ku një automjet përplasi një 54-vjeçare në qytetin e Korçës. Aksidenti ndodhi në Maliq të Korçës, ku Ëngjellushe Demollari mbeti e plagosur rëndë.

Policia dhe ambulanca mbërritën menjëherë në vendndodhje për të zbardhur ngjarjen dhe për të transportuar të lënduarën drejt spitalit të qytetit. Por vetëm pas 6 ditësh, gruaja nuk ka arritur t`i bëjë ballë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital.

Mësohet se 54-vjeçarja ka qenë në monitorimin e mjekëve specialistë gjatë gjithë kësaj kohe./real-news.tv