fbpx

E pëson keq shqiptari që ngacmoi seksualisht studenten në urban

ngacmim.jpg

Një shqiptar 50-vjeçar është vënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj një studenteje.

Mediat fqinje bëjnë me dije se grupe studentësh janë ankuar në polici, se gjatë shtypjes në urban për shkak të fluksit të madh të studentëve, një burrë rreth të 50-ave i kishte ngacmuar ato seksualisht.

Kjo gjë kishte ndodhur në autobusët e transportit urban, nga Giulianova-Pescara, Giulianova-Teramo dhe anasjelltas.

“Një nga vajzat tregoi, duke qarë, se duke fjetur në autobus, ajo ndihej duke u prekur në pjesët private nga një njeri i ulur pranë saj, duke u shtangur në vend”,-  shkruajnë mediat italiane.

Pas kësaj policia dërgoi policë të veshur civilë në autobus dhe njëri prej studentëve e njohu shqiptarin dhe menjëherë policia u hidh në sulm dhe e arrestoi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303