TË FUNDIT

E premtja e ‘zezë’, tjetër aksident në Burrel, çifti zviceran dëmtohet rëndë në…

Një çift turistësh zviceran janë rrëzuar me motor në fshatin Bushkash të Burrelit. Ata janë dërguar në spital nga turistë të tjerë. Ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore vijon të jetë e rëndë.

Ata kanë marrë dëmtime të rënda në pjesën e e shtyllës kurrizore.

Rruga nga autostrada në Skuraj deri në Burrel është në kushte mizerabël, dhe e mbushur me gropa.

Prej shumë vitesh në atë rrugë nuk bëhet asnjë ndërhyrje, teksa kompania që duhet të mirëmbajë rrugën vetëm ditët e fundit ka bërë disa ndërhyrje të vogla.

Aksidentet më të shumta në atë rrugë ndodhin për shkak të gropave që janë në rrugë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat