TË FUNDIT

E pyesin për Saimir Tahirin, Rama nuk kursen lëvdatat: Jam shumë krenar për punën që kam bërë me të

Akuzat e forta nuk kanë të ndalur në Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët ku për mbi 2 orën vijon të dëshmojë Kryeministri Edi Rama.

Ramën iu përmend në mbledhje krenaria që ka shprehur disa vite më parë për Saimir Tahiri.

Rama tha se vazhdon të jetë krenar për punën e tij, por nuk mban përgjegjësi për veprimet e tyre, jashtë shpinës së qeverisë.

“Unë jam shumë krenar për punën që ka bërë Saimir Tahiri me mua, dhe për punët që kam bërë unë me atë. Unë nuk hyj fare në atë se çfarë bëjnë njerëzit jashtë detyrës”, tha Rama, ndërkohë që ka ndërhyrë dhe deputetja e PD-së Dhurata Çupi, e cila u shpreh ‘i hodhe të gjithë një e nga një’.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat