E rëndë/ 19-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, çfarë gjeti policia…

Shiriti-i-policise.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku për shkak të goditjes me armë zjarri, një 19-vjeçar nga
Suhareka ka ndërruar jetë.

Mediat vendase raportojnë se lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi I Policisë për rajonin e Prizrenit.

Policia e konsideron vdekjen e 19-vjeçarit si të dyshimtë, pasi në banesë u gjet një armë zjarri e llojit AK-47.

Njoftimi I Policisë:

“Sot në orën 12:42 Emergjenca në Suharekë ka informuar se viktima V. B i lindur në vitin 2001, ka shkuar në spital pa shenja jete si pasojë e plagës nga arma e zjarrit. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimte pasi në shtëpinë e viktimës është gjetur një armë e gjatë e tipit AK-47. Nuk dihen shkaqet dhe motivi i rastit. Njësitë relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet kriminalistike. Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303