E rëndë/ Çfarë po ndodh?! Avokati i Saimir Tahirit me urgjencë në spital

Nga ajo që raportojnë media të ndryshme është mësuar se avokati Maks Haxhia, një prej më të mirë në vend, është shtruar me urgjencë në spital.

Sipas Faxweb Haxhia ka pësuar hemorragji cerebrale. Për momentin, nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Mësohet se Haxhia se ka qenë në shtëpi dhe është transportuar për në një spital privat ku pritet ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Kujtojmë se Maks Haxhia është avokati që ka mbrojtur së fundmi dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.