TË FUNDIT

E rëndë në Bulqizë/ Plas granata, vdes 11-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fushë Bulqizë, ku një granatë ka shpërthyer teksa dy fëmijë luanin me njëri tjetrin.

Mësohet se dy fëmijët ishin motër e vëlla, ku ata kanë gjetur një granatë në fshatin Koçaj.

Ata kanë qenë duke luajtur kur granata ka shpërthyer e për pasojë 11-vjeçari ka ndërruar jetë.

Nga ana tjetër, 9-vjeçarja mësohet të jetë në gjendje të rëndë në spital.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe shkaqet e këtij shpërthimi./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat