Një 50-vjeçar i cili ishte duke ecur me biçikletë është përplasur për vdekje nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, në lagjen “Shënkoll”,
Sipas policisë “shtetasi A.P., 63 vjeç duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin G.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan i cili po lëvizte me biçikletë”.
I plagosuri u transportua në Spitalin e Elbasanit për ndihmën mjekësore, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

