E rëndë në Itali, shqiptari ther me thikë shokun me të cilin bashkëjetonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali. Një shqiptar ka therur me thikë kolegun e tij polak me të cilin ndante apartamentin, në natën midis të mërkurës së dhe të enjtes.

Sipas policisë së Milanos gjithçka ka ndodhur pas një grindje për motive banale. Agresori e goditi viktimën në bark dhe në pjesë të tjera të trupit, por për fat të mirë ato nuk prekën organet jetësore.

34-vjeçari polak u shpëtua nga ndihma e shpejtë mjekësore. Shqiptari është shpallur në kërkim nga policia.