E rëndë në Kavajë/ Mbytet një 32-vjeçar në plazhin e Spillesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Plazhin e Spillesë, në Kavajë. Një 32-vjeçar është nxjerrë nga uji në gjendje të rëndë, ndërsa ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Sipas policisë, viktimë ka mbetur i riu J. XH., banues në fshatin Luz i Madh të Rrogozhinës.

Kavajë/ Informacion Paraprak

Rreth orës 12.00, në plazhin e Spillesë është nxjerrë nga uji në gjëndje të rëndë shtetasi J. XH.,32 vjeç banues në fshatin Luz i Madh, bashkia Rrogozhinë.

Shtetasit J.Xh, i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit me autoambulancë por gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.