fbpx

E rëndë në Përmet. Në vend të rërës, hinka thith punëtorin

ambulanca.png

Një i moshuar rreth të 60-tave në Përmet mësohet të ketë humbur jetën në ambientet e punës.

Sipas informacioneve, rreth orës 11:00, në nyjen e inerteve pranë fshatit Kosinë Përmet, ka humbur jetën aksidentalisht personi me inicialet S.P., rreth 60 vjeç, banues në Përmet, i cili ishte punonjës në këtë aktivitet privat.

I ndjeri u gjet tek hinka e thithjes së rërës e çimentos dhe nga asfiksimi i këtyre të fundit ai nuk mundi dot të mbijetonte. Mësohet se ai kishte 30 vite në atë pozicion pune.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303