E rëndë, vdes një prej të plagosurve nga atentati në Durrës

Nga Spitali i Traumës në Kryeqytet ka ardhur një lajm i rëndë.  Pas 6 ditësh betejë ndërron jetë Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja

Si pasojë e plagëve të rënda të shkaktuar nga breshëria e plumbave që u “derdhën” mbi të, Arjan Ndojën dhe Landi Muharremin, Maloku nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Andi Maloku ishte i vetmi prej të plagosurve që u transportua me urgjencë nga Spitali i Durrësit drejt Traumës, pasi plumbat e kishin marrë në shpatullë dhe në shtyllën kurrizore.