E rëndë/ Vjen me pushime dhe gjen vdekjen, e hëna e zezë për 70-vjeçarin

Një 70-vjeçar ka humbur jetën para pak minutash në plazhin e Durrësit, ndërsa dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi është futur në ujë. F.M pushonte në Durrës së bashku me familjarë të tij, dhe ishte me banim në Bosnje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.07.2019,rreth orës 11:45, në lagjen nr.13,Durrës, shtetasi F.M., rreth 70 vjeç, banues në Bosnje, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë, dyshohet arrest kardiak.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.