fbpx

E rrallë/ Kujtimet e At Anton Harapit për epideminë e 1916 në Dukagjin që mori 575 jetë njerëzish

At-Anton-Harapi-para-gjyqit-ushtarak_Tirane-me-1946.jpg

Publikohet historia e panjohur se si u bë e mundur botimi i veprës  “Andrra e Pretashit”, e At Anton Harapit, të cilën autori e kishte botuar fillimisht në “Hylli i Dritës” me titullin: “Urti e burrni, ndër malsor të Dukagjinit” dhe më pas me “Valë mbi valë ndër banor t’Cemit”, të cilat në vitin 1941 i’a kërkoi Instituti i Studimeve Shqiptare në Tiranë (ku Harapi ishte një nga drejtuesit kryesorë) për t’ia botur në një libër të vetëm dhe pasi ai e rishkroi veprën, duke e titulluar “Andrra e Pretashit”, ajo u dërgua për botim në Romë pranë Shtëpisë Botuese, “Vallechi”, por për shkak të ngjarjeve që solli lufta, ajo vepër nuk u botua, por bocat e saj mundi t’i merrte nga shtypshkronja miku i ngushtë i tij, At Zef Valentini, që më pas i’ia dha në ruajtje Ernest Koliqit.

Në vitin 1958, Koliqi ua dorzoi ato një grupi françeskanësh shqiptarë me në krye At Daniel Gjeçaj, i cili është njohur ndryshe edhe me emrat letrar, Pal Dukagjini apo Gjin Duka dhe ai bëri të mundur botimin e saj në Romë. Në mes të tjerash në atë vepër, Harapi ka përshkruar edhe epideminë e rëndë të kolerës që preku banorët e fshatrave të Dukagjinit ku ai shërbente si meshtar në vitin 1916-të, nga e cila për një periudhë 5-6 mujore, vdiqën 575 veta.

Plot 62 vjet më parë një grup klerikësh françeskanë shqiptarë të mërgatës politike u mblodhën në Romë dhe morrën përsipër përgatitjen e botimin e një prej veprave më të mira të Padër Anton Harapit, patriotit, publicistit, politikanit, shkrimtarit dhe klerikut të famshëm katolik, i cili ishte pushkatuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës që në vitin 1946. Nën kujdesin e Padër Daniel Gjeçajt, apo siç njihet ndryshme me emrin e artit, si Pal Dukagjini dhe Gjin Duka, disa prej ish-kolegëve dhe nxënëseve të Harapit, përgatitën dhe botuan në gjuhën shqipe veprën e tij, “Andrra e Pretashit”, e cila fillimisht ishte botuar pjesë pjesë në revistën “Hylli i Dritës”, vite të shkuara. Në atë vepër me karakter historik, At Antoni ka gdhendër e skalitur me mjeshtëri të rrallë, grimca nga jeta dhe luftrat e malësorëve të Veriut të Shqipërisë, kryesisht të Malësisë së Dukagjinit, ku ai kishte kaluar një pjesë të jetës së tij, duke shërbyer si meshtar.

Në hyrje të atij libri, Padër Daniel Gjeçaj është ndalur dhe ka përshkruar me hollësi një nga pjesët më kryesore të jetës dhe veprës së At Anton Harapit, i cili krahas At Shtjefën Gjeçovit e Padër Gjergj Fishtës, është konsideruar si një nga përfaqësusit më në zë, jo vetëm i letrave shqipe, por edhe i patriotizmës shqiptare. Disa pjesë nga parathënia e këtij libri, redaksia e Memorie.al i ka përzgjedhur dhe po i botojmë në këtë shkrim, ashtu siç janë nga origjinali, duke iu përmbajtur dialektit gegërisht, si i ka shkruar autori.

Parathënie e At Daniel Gjeçaj: Njeriu (Portret i Patër Antonit)

E njofta në fshatin tim kur ishim fshatarë i vogël. E desha më vonë akur ai m’ofroi ngjat vedit dhe më xëvëndësoi babën. E çmova përherë e ma tepër, sa ma fort t’uj u rrit me moshë, ma kjartë e kuptova. E nderova me bindje sa qe gjallë dhe sot e qaj përmallshëm në vorr pa kryq fejet, as gur kujtimi. Në jet të vet paraqiti fytyrën viz-preme të Fratit të spikatun, shëmbullin tërheqës t’eduktaorit të çmushëm, punëtorin e palodhur plot përvujtni e guxim, shkrimtarin e prehtë dhe Apostullin e flaktë të Fes së Kombit. Në dekë përvehtësoi heroizmin burrnuer të Martirëve të parë. Deri sa foli tha: Njerin e ban shpirti dhe ndërgjegjia, e paraqet sjellja, e vlerëson puna: Apostullin e rrit ideali, qëndresa dhe guximi: Bamirësin e krijon zemën-gjanësia e vetëmohimi.

Para plumbit që rrëzoi përdhe, shqiptoi paza: ‘Lumnin e ep deka, kunorën e vën vorri’. Trup jo i naltë sa i lidhun. I hajshëm i drejtë si shtiza druforta të lundrave, që xevendëson djepin e fëminis. I lëvizshëm si njalat që argtohen si të vogël. I zbridhët si qefulli q’i fshati i tij gzon brigjet. Ma fort i rremt si i bardhë. Lëkurën si të pjekun nga dielli që rrah agim dhe muzg Shirokën. Kryet e bashëm, por jo jasht mase. Ballin e gjanë dhe të thyeshëm, ma fort katruer. Tamthat si të shtypun me xigom t’theksuem. Syt gac si n’grop, nën hijen e vetullave të trasha. Hyndën paksa të thyeme në kodër, me maj fletëzë të ndjeshme.

Mollzat e faqeve të zhdukunadhe të preme nga rrudhat e njeriut të pa mish. As rrethanat dhe as mosha, nuk ia thërmuan këto viza. S’shtoi vëllim kur bota i tha: “I lumi ti ku mbrrijte”. S’dënoi peshë kur miqtë i’u ankuen: “I mjeri ti shka po të takon të vuejsh”! “Thancan” e quejtën banorët e maleve veriore. “Shirokas” tipik e emnuen të vetët që i’a ditën rrajën. S’mohoi në fshatin që e lindi: muer pak në qytet që e rriti. Mbet banuer i shpatit të djegun të Taraboshit.

Dashunoi malin dhe ujin që i qenë lympeni. (Horizonti) i parë i jetës. Këto viza trupore të jashtëme, e paraqitën. Në të parë të pame, ma fort të vrazhëdët se të amël. Gaspëri, se kështu e qyejtën në fëmini-djali i një peshkatarit, u ba At Antoni. Sa serioz në veprim, aq i gëzueshëm në argëtim. Shoqënia në te përsërite fuqitë dhe hapte zëmrën. Ktu At Antoni harronte kush ishte. Kthente pa kujtue, te fshati i vet, dhe i qeshte ftyra, hije e randë porsi bashkëvëndasit të lumtur nga era e qefullit në tullë dhe boça e rakis në rrogostë, mbi sofrabeztën e kuq, shtrue me djath Kraje, putarga të thata e spece Zadrime, të pjekun mbi prush.

Frati

Hini i vogël në Kolegjin Françeskan mbasi shijoi atë të Jezuitëve, ku la të vëllnë e vet, Markun, të cilin aq fort e deshti. S’e tërhoqën nishanat, qi për zotsi mësimesh, i zbukuruen jelekun nën hijen e Shën Saverit. Desht ma fort përvujtnin e Fratit pa nam pa zhurmë. Nuk iu dhimtën brakeshat e bardha, ma t’bardha se shkumbët e liqenit, as caruqet e kuqe,  as fesi i purput me tufë që i mbulote shpatullat e vogla.

La këto dhe veshi zhgunin e vrazhdë, ngjeshi litarin, pranoi kambën zdath. Moshatarët, kolegët të ri, pritën sa të rasi me emën të ligjimit. S’ndigjuën t’i sjellin as me emën të dytë të frenimit. E quejtenë përherë “Shirokë”. Ndoq këndimet n’atdhe nën drejtimin e Fishtës, nga i cili thithi dashunin për provincën, për popull dhe komb.

Pajisi mënden dhe fisniknoi zemnën me kulturën meshtarake nën udhëheqjen e fretënve austriakë të Tirolit, qi përherë çmuen shqiptarët dhe i përkrahën si vllazën. Atje në Salcburg eh Thchaëaz “Shiroka”, muer dijeni, fitoi përpikmënin gjermane, qëndresën dhe shpirtin françeskan. Kthei meshtar i shortueshëm me vrullin e shqiptarit dhe pshimin nordik. N’ë trollin fretnuer të Shkodrës u ndeshën dy rrymë: Grupi i parë me edukatë boshnjake me Fishtën, Bardh e Gjeçov, Grupi i Dytë me kulturë austriaket, me Prendush, Harap, Rrotë e Gjokë. S’u përpinë ndër vedi si e kanë duke lumenjtë e rrëmbyeshëm të cilëve ju gjasuen në veprim.

U përzihen përkueshëm ndër tallaze t’ë përbashkëta veprimtariet si valët e kthellta të Cemit me ujin e Moraçës në liqenin e Shkodrës. Vjetin 1910-të, Gaspri i Lorës e i Çiles, asht At Anton, Shiroka Frat, Frati Apostull, i lëshojnë në dorë rininë françeskane. U ep mësim fëmijëve të qytetit të Shkodrës. Rrethimi i Shkodrës, (tetor, 1912-prill 1913), e zen në Kuvendin e Arrës së Madhe, m’ane të qytetit.

Banesa fretnore kthehet në strehim qytetarësh dhe sofër nevojtarësh. Uja ngushton banorët Këlkazat mbarohen. Zhduket burdullaku arravet, purrinjtë e gjarpërit dhe tharbcat bahen ushqim i kërkuem. Pak kush i del të turbullojë ujët e vlueme me krunde. Në gjashtë muej qëndrese mishi i kualëve, kthyet në servina nga topat malazezë dhe heroizmi Hasan Rizaja, kërkohet si meze. Fretnët m’ë këtë rast e m’ta At Antoni, diftohen çmos kurrë, fretnën, Aleksandër Mazoni në romanin e vet “Të fejuemët”, shprehet: “Françesëkajt janë si deti, q’i merr ujë prej lumënjeve dhe të njajtin uj, ia kthen”

Shqiptar i përvujtun

Do të ishte mohim i së vërtetës po ta kundrofshim Harapin si idealin e theksuem të shqiptarizmës. E mishnoi këtë ideal nën heshtnin e përvuajtuni frençeskane. Nisi veprimtarinë e vet si krahë i djatht i Fishtës, i Gjeçovit, i Bardhit, i Dodës, i Prenushit, me të cilën kalli furrën e atdhedashunisë. U msheh në hije të tyne i lum se prijshin ata dhe ky i ndiqte. Bashëkpunoi ngushtaz me Gurakuqin, të cilin e pat shoq dhe veparimi.

Qe der të parët qi bani të tingrojë “Ora e Maleve” dhe të agojë “Hylli i Dritës”, mbi Shqipni në terr. Ai vetë zgjodhi qetësinë e terrin për të qenë ma i lirë në punë të fillueme. Sot jetshkrimi i Harapit bjen ngushtë. Në fletët e shumta të letrave arbnore, gjen pak mbi të. Kujtimet e gjalla, n’atdhe, heshtojnë në katakombe, ku kalbet kadalë t’gjukueme të zhduken. Gjithnjë kalesa e të mëdhanjëve lën gjurmët e veta të pashlyeshme. Në këto gjurmë dallohen njerzit. Qe vjeti 1918 kur Veriu përshpëriti një emën e përgojum për të mirë, përse në ditët e ngushta të pasluftës bani mirë. S’qiti pushkë e as zbrazi top.

Rreth vetes bashkoi pushkatërët e malësisë e ktyne ju tha: “Ushëtimën e barutit e shuajnë shkambinjtë e malit”, ndër ta kumbimin e protestës e ndigjojnë dhomat e të fuqishëmvet, drejtuesa e pleq të sharteve të popujve. Hoti kreshnik, Traboini trim, Gruda e urtë dhe Triepshi guximtar, u derdhën në Shkodër me At Anton Harapin në krye. Kërkojnë Shqipninë e lirë e në Shqipni tre bajrakët e vet, tronditën ndërtesat e qytetit të Gentit nga kanga “Majekrahit”, e lekëvet legjendarë: “Hot e Grud ishin betue o pa gjak malet mos me i lëshue”. Dridhet gjenerali francez i Shkodrës ke s’dinte shka asht ndera e armëve shqiptare. Zani i Harapit msheh nën flumrat e malësorëve, ujdisën nga dora e mësueme e Gurakuqit dhe Fishtës, jehon në Ëashington e Londër, Paris e Romë. “Posta e Shqypnis”, mbyllet tuj shqyptue për të mbramen herë emnin e Harapit.

Oratori

At Anton Harapi, sa qe gjallë, u njeh ndër gojtarët ma të mirë e Shkodrës. S’leu i tillë: U ba me squdin e qëndresës mbas nji përvoje të gjatë. I munguen shume veti të jashtëme qi ligjiruesit e bajnë tërhjeqës e të kandshëm në paraqitje. I plotësoi këto zbrashtësi të tij me shpirtin e vet psikolg e me zemër, me fjalën e pshueshme, qartësi e kthelltësi mendimi, me lidhje të shtërnguet arsyetimi e forcë shprehijesh. Ai e njofti në pak shpirtin e shqiptarit dhe atë e kundroi picak në duart e veta, sa herë q’i foli dhe e bani të dihaste si desht vetë përputhaz e zana marrë me zemrën e vet. Gojtaria e tij u zhvillue, me të shumtën, në kathedrën e meshtarit në predikatore të kishës. Këtë e mbushi m’ ndigjuesa gjithsaherë foli.

Qyteti i Shkodrës ia përpini fjalët e malet e vështruen me ande, kurdo bisedoi nga lteri a logje kuvendesh. Gojtaria e At Anonit s’qe e that, më të shumtën në kathedrën e meshatrit në predikatore të kishës. Këtë e mbushi me ndigjuesi gjithsaherë foli. Qyteti i Shkodrës i’a përpini fjalën e malet e vështruen me ande, kudo bisedoi nga lteri a logje kuvendesh. Gojtaria e At Antonit s’qe e that, mund të dalë një mësim filozofie mbi një ambient të papjekur. Ai diti t’ë ruej në predke që bani e, kto qenë të shumta e përherë të ndryshme shtërngimin e arsyetimit, q’i s’e len të lujsh, me përshtatjen mjeshtërore të parimeve në jetën praktike. Ndoshta këtu ma tepër se njeti, duhet kërkues mshehtësia e oratoris-harapjane. Këndej edhe fjala i duel praktike dhe tërheqëse. S’e lodhi kurrë ndigjuesin.

Shkrimtari

Harapi se mbajti veten shkrimtar. Nevoja, ndoshta ma e fortë se tjetër, e nxiti të rrokë pendën për pa pasë dalë letrar. S’shkrou kurrë vetëm për të kënaqë veshin e lexuesit, as vetëm për t’u argëtue. Shkrou me qëllim shumë ma të naltë, për të rindërtue. Vrojtuesi i len ndjenjave shpirtnore, shqyrtoi me peshimin e mbartun të psikologut të preht shpirtin e Shqiptarit dhe aty gjer thalbin e njaj qytetnije të vjetër bashkë me të mbetat e kohës. U vu prandaj të shkruej për të trajtue shpirtin e shqiptarit dhe për t’i nxitë bashkëvendasit kah nji ideal kombtarë mjes rrymëvet të reja, qi, Shqiptarin, në të ziem, e tërheqshin kah nji oqean idesh pa mujt ta dallojë fner pështetje dhe lima pushtimi të sigurtë.

Ky qe qëllimi i shkrimeve të Harapit (shif “Shkrimtarët shqiptarë”, Botimi i Ministrisë së Arsimit, Tiranë 1941, pjesa e II-të, fq. 389, Anton Harapi). Shkrou përnjëherë në prozë me një stil të kadalshëm, të pashuem, të rrjedhshëm. Të thjeshtë. Mjerisht mungesa e dorëshkrimeve të Harapit si shumë artikuj të tijë të botuem në “Postën e Shqynisë”, e n’ë “Orën e Maleve”, e ma vonë në “Zanin e Shnandout”, nuk na lejon të bajmë një analizë të përshtatëshme mbi prodhimet e tija letrare.

Dëshmori

Armët e ushtarëve trima plasshin ndër duer nga vapa e të shtimeve, vetimë, mbas pesë vjet qëndrese. Gjermanët buerën luftën. U thyen para botës në kambë për të shue tiranin hitleriane. Tërhiqshin nga Ballkani tuj përshkue vendin tanë, të cilin deshtën ta kenë mik, por jo pronë fiti. Shqipëria provonte anarkinë përftueme nga premtimet e rrejshëme të fituesavet, nga nxitja e armiqëvet, nga lufta vëllavrasëse, nga bijt e gënjyem dashas e pa dashas, nga luftëtarët e dejën prej gjakut, që lypshin nganjëdhimin e yllit të huej, e jo fitimin e Shqipes së vet, nga tradhëtarët e vetëdijshëm, qi falshin pa të drejtë shpërblimi pjesën më të madhe të vëndit, për të zanë karriket e sundimit servil.

Në anarki luhatet përherë pasiguria e fatit, kërcnohet rreziku i jetës. Harapin e këshillojnë të hikë. I venë në dispozicjon mjetet. Miq e të njoftshëm, dashamirë e të afërm, mundohen ta thejnë. Ai qëndron. Kam punue për Shqipnin e ballafaqas. Nuk pres shpërblim, por as dënimi nuk ka pse më pret. Bashkatdhetarët e dijn se se kurrë s’i tradhëtova. Me ta vuajta, për ta punova, me ta u gzova. Me ta edhe do vdes. “Eshtnat e mij në tokën e t’ë Parvet”, të jenë testamenti jem. Tërhiqet nga qëndra ku gërmadhat e luftës e rrethojnë, i largohet stuhis si ai që struk kryet në lis pa shique se rrfeja shkrep ma udobisht aty. Kërkohen strehim ndër male të Veriut, bri Dragobisë së Currit. S’merr armë krah, as bomba doret për t’i dal zot vetit. Len strajcë e kuletë të cilat kurr s’i fryni. S’pranoi kërkënd me vedi.

Ekzekutohet më 14 shkurt 1946

Kalon gati një vit ndër shpella e pyje, në shoqni me uq e dhi t’ë egra, tuj prit të zhdavarosej stuhia. Përkundrazi, stuhia shtohej përditë më tjetër ma tepër. Vampirët me hyll në ball e të etun për gjaku në zëmër, kërkojnë kufoma njerzish. S’kursejnë as vorret e shenjtë, të cilat çdo komb në botë i nderon. Lypin gjakun e amblë të fratit. Kërkojnë At Anton Harapin. E gjejnë. Ulurojnë partizanët e kuq rreth tij. Dhe kërcejnë plot gëzim dhe në kolle sllave posi uqit e uritun Siberian rreth “trojkave”, të paarmatosura. E ulin në Shkodër që tashnmë ishte kthye në liqe gjaku.

E dërgojnë në Tiranë para Neronave të ri, për ta për ta paraqitë me shokë n’ë arenën e Martirëve të Kombit. Jemi në fillimin e shkurtit 1946. Harapi ishte në gjyq. Nga banka e t’ë akuzuemëve i’u flet shqiptarëve e jo gjykatores së paligjëshme, për herën e fundit aq sa u lejojn: “Në qe se me u ndigjue ligjeve hyjnore e Atdheut, me edukue rininë dhe popullin kah idealet e nalta të së Vërtetës me i nxit kah e Mira: në qe se me vouejt për popull e me popull dhe me luftue për Fe dhe Atme, asht punë e dobët e tradhëti, atëbotë jo veç unë, por mbarë Françeskanjtë e Shqipnis jemi me dejë me dëkë”. Dita 14 shkurt erret me gjak. Harapin e barin në një vënd të panjoftun. Njashtu ban bisha me trupin e grabitun nga tufa e të zot. Një batare plumbash e rrzoi përdhe.

At Anton Harapi çdo ditë mes malësorëve që jepnin shpirt

Në parathënien e librit të At Anton Harapit, “Andrra e Pretashit”, midis të tjerash, At Daniel Gjeçaj (apo siç njihet ndryshe me emrin e tij letrar, Gjin Duka), ka përshkruar edhe kontributin e madh të At Antonit në vitin 1916, në ndihmë të malësorëve të Dukagjinit të prekur nga sëmundja e kolerës. Lidhur me këtë, në librin në fjalë, midis të tjerash shkruhet: “Në pranverë të vjetit 1916, malet e Veriut, e sidomos Bjeshkët e Dukagjinit i shkreton kolera. Këputen halat legjendare të kullave vigaj. Shuhen familje dhe dalin fare troje nën vnerin lëngatës së përbotëshme.

Armët e banorëve malor, janë shkreh nën kuja dhe gratë fisnike në xhubleta i vjerrin, tepricën ndër rrema të that të lisave mizor. Uja shtjer sytë e njom të fëmijve dhe logjet e burrave e oborret e kullave e mrizat e gurravet mbulohen me të dekun. Vetëm regjistri i Kishës së Shalës, shënon nga prilli deri në vjeshtën, 575 të vdekun prej koleret. At Antoni, në ma të mirën moshë të jetës, hin vullnetarisht ndër të kolerum. Harron se lëngata asht ngjitëse dhe se kjo hapet porsi helmi i gjarpnit në trupin e njom të atij që e xen. Shpërvjel zhgunin dhe s’topitet t’ju çoj të mbramin ngushëllim të fes atyne, të cilët njerzimi, e deri të vetët i përbuznin. Nuk i trembet dekës dhe as e frigon flija e bashkvallaut të Urdhnit.

At Rrok Vatajt që rrëxohet, 31 vjetësh në shërbim të koleruemëve (Kelmend, 4 gusht 1916) Theth, Ndërhysaj, Kaprrae, Gimaj, Lekaj, e Curraj, asht lama e veprimit veruer të Harapit. Vetëm kush i njeh këta vënde mund të gjykoj se sa e mundëshme dhe e hapët qe fusha e apostullimit. Ai vetë kallxon: “Çoheshim me nat. Nga qela e Thethit ndiqnim planin e paracaktuem të t’udhtimit. Trokllojshëm ndër dyer, gjys të çeluna, të kullave, të klasolleve të gjis prej kah dilte nji taft trupnash në zhgatërrim, jetësh në rregtim. Gjamët e hove e hove, si të ardhuna nga nëndheu, më grishin të hijshim mbrenda. Rop e shpish ende të paprekun nga sëmundja, përkundtazi më bërtitshin: “Zotni, për hatër të zotit, mos e kalo prakun e derës, se po përlyhesh”. S’vështrojshim shka më thonin ata. Zoti më kishte tretë çdo frigë.

Nji gëzim q’i s’mund të shprehet, por q’i në të tilla raste provohet, më gufonte në zëmër. Buzët që mezi luejshin, zaje qi mezi ndigjoheshin, krahë të mbytuna në proçka vneri, drejtoheshin kah un: “I Bekue mir se t’ka pru zoti. Dëshrojmë që të pajtohemi me Lumnin dhe të pajtojmë shpirtin”. Shpesh pak mbrapmë përpiqshin ndër dorë të lum e të qet. Çë ngushllim?! Dy muaj shërbimi më kaluan si era, plot mund e plot ngushjëllime, gëzim. Rrallë ktheheshim te qela qëndër Theth për të pushue. Trupi njëmënd s’lodhej, por zëmra më tërhiqte te të sëmundët. Kjo qe koha ma e bukur e jetës sime – përfundonte kallzimin Frati”.

At Zef Valentini dhe Ernest Koliqi ruajtën bocat e librit të Harapit

Sipas At Daniel Gjeçajt, në vitin 1941, Instituti i Studimeve Shqiptare, ku At Anton Harapi ishte një prej drejtuesëve kryesorë, morri vendimin për të botuar një sërë veprash origjinale të autorëve të ndryshëm shqiptarë, që kishin të bënin me dokumente historike, studime folklorike si dhe letërsi shqipe. Ndër këto vepra ishte planifikuar për botim edhe libri i Patër Anton Harapit “Andrra e Pretashit”, të cilit i’u kërkua ta rishkruante dhe ta bënte gati për ta dorëzuar në shtyp.

Me atë rast, At Antoni e rishikoi vepër e tij, e cila ishte botuar fillimisht vite të shkuara në “Hylli i Dritës”, me titull “Urti e burrni, ndër malsor të Dukagjinit” si dhe më pas me titullin “Valë mbi valë, ndër banorë të Cemit”. Këto dy vepra, Harapi i përpunoi dhe nga ato doli libri “Andrra e Pretashit”, të cilin Instituti I Studimeve Shqiptare (me dorëshkrimet origjinale të Harapit), e dërgoi për botim pranë Shtëpisë Botuese “Vallechi” të Firences në Itali. Por ndërsa libri ishte gati për të dalë nga shtypi, ngjarjet e luftës bënë që të ndërpritej puna në at ent botues dhe vepra e patër Anton Harapit nuk e pa dritën e botimit. Të gjitha bocat që mbetën në Shtëpinë Botuese, u ruajtën nga studjuesi dhe albanologu i famshëm, At Zef Valentini, i cili më pas i’a dha në ruajtje Ernest Koliqit, njërit prej miqve më të ngushtë të Harapit. Mbas 15 vjetësh, Koliqi i’a dorëzoi ato At Daniel Gjeçajt, i cili në krye të një grupi françseskanësh shqiptarë në mërgim, morri përsipër dhe botoi në Romë librin, “Andrra e Pretashit”.

/Memorie.al

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303