E shtyp rruli, vdes në vend punëtori në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e stome në Bypassin e Fierit. Një i ri, punëtor ka humbur jetën. Mateo Koza është go.ditur nga një “Rrul” që ngjesh asfaltin, sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia.

“Sot rreth orës 16:15, në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan, shtetasi K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, duke drejtuar mjetin tip ‘Rrul’ që ngjesh asfaltin, ka goditur shtetasin M.K, 18 vjeç, banues në Tepelenë (punëtor) i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme”, njoftoi policia.