TË FUNDIT

E tmerrshme/ Do provonte adrenalinë, hidhet me parashutë, 30 vjeçarja vdes para syve të burrit

Një vajzë 30 vjeçare, Josefin Elin Sando, me kombësi suedeze, gjeti vdekjen këtë të enjte në Riva del Garda, provincë e Trento në Itali, pasi parashuta me të cilën u hodh nga lartësia nuk u hap.

E reja kishte shkuar në zonën turistike në veri të liqenit Garda, për të bërë hedhje bashkë me të shoqin nga disa shkëmbinj.

Por gjatë hedhjes parashuta e burrit u hap normalisht, ndërsa ajo e së resë, pati probleme, duke bërë që Josefin të përplaset pas shkëmbinjve dhe më tej në tokë, duke gjetur vdekjen.

Hedhja dhe mos hapja e parashutës ndodhi mëngjesin e djeshëm në malin Brento, ku është një bazë e mirë për të pasionuarit pas hedhjeve me parashutë nga lartësia.

Trupi i së resë u rikuperua nga ndihma e shpejtë, por e reja nga Stokholm, ishte dëmtuar fatalisht.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat