E tmerrshme/ Rrëshqet toka, 36 të vdekur, mes tyre dhe fëmijë…

rreshq.jpg

Të paktën 36 persona deri tani njoftohet se kanë vdekur nga një rrëshqitje e tokës që goditi një fshat në jug të Kinës, ngjarje e ndodhur javën që lamë pas.

Mediat lokale të drejtuar gjithashtu raportojnë se 15 njerëz janë zhdukur pasi një valë masive balte ka “varrosur” më shumë se 20 shtëpi në krahinën e Guizhou.

Autoritetet kineze i thanë agjencisë së lajmeve Xinhua se 40 persona të tjerë ishin shpëtuar nga rrëshqitjet e tokës në qarkun Shuicheng.

Rrëshqitjet masive të dheut vijnë si pasoje e reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë mbërthyer prej ditësh të gjithë Kinën.

Tek viktima mendohet se janë edhe dy fëmijë dhe një nënë me një foshnje.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303