TË FUNDIT

E trishtë! COVID-19, i merr jetën një tjetër mjeku

Koronavirusi ka marrë një tjetër jetë nga radhët e “bluzave të bardha”. Mjeku psikiatër i spitalit të Krujës, Përparim Pengili mësohet se është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të Covid-19.

Mjeku ka humbur jetën në moshën 72-vjeçare, ndërsa mësohet se ai prej ditësh ishte i shtruar në spitalin Infektiv në gjendje të rëndë.

Deri në shkurt ai ishte në krye të detyrës në spitalin ‘’Stefan Gjoni’’ në Krujë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat