TË FUNDIT

E vranë dhe e hodhën në kanal, vrasësit e 23 vjeçarit dalin para gjyqtarëve: Nuk e pranojmë…

Është dhënë sot masa e sigurisë arrest me burg për dy të dyshuarit për vrasjen e 23 vjeçarit Florian Selimi nga Sulaj i Fierit.

Mësohet që dy të rinjtë nuk e kanë pranuar akuzën që rëndon mbi ta.

  1. M 20 vjec dhe S. S 26 vjec, janë dy të dyshuarit kryesor të vrasjes që tronditi Fierin mesnatën e së dielës, kanë hyrë sot ne Gjykaten e Fierit rreth orës 11.30 nën masa të forta sigurie.

Masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtari Ergys Selmani, masë e cila është kërkuar edhe nga Prokurori i çështjes Hysen Ajsllari

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22, të së dielës që lame pas, në fshatin Hamil, në vendin e quajtur “kthesa e Hamilit”, ndërsa trupi i pajetë i të riut u gjet në një kanal mëngjesin e së hënës.

Nuk ka ende një shkak konkret për ngjarjen, ndërsa policia u mjaftua me një njoftim ku shprehej se vrasja kishte ndodhur për motive banale.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat