E vranë me plumb në kokë, Gjykata vendosi sot për 3 nga të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”  për tre nga katër të arrestuarit në lidhje me vrasjen e teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelës, ngjarje kjo që tronditi opinion publik.

Kështu togat e zeza kanë caktuar masën “arrest me burg”  për pronarin e shtëpisë ku ndodhi ngjarja, Bujar Kusin si dhe për dy të tjerë Ferdinand Bakallin e Ali Sulën, ndërsa për Luan Çakën, gjykata dha masën ‘arrest në shtëpi’.