Eden Hazard ka zgjedhur Realin e Madridit. Transferimi i tij në La Liga është vetëm çështje kohe. Mesfushori belg do t’i japë lamtumirën Çelsit në fund të këtij sezoni.
I pyetur nga mediat angleze në lidhje me të ardhmen, Hazard u përgjigj shkurt. “E kam marrë një vendim”, tha lojtari, i cili ka refuzuar për të disatën herë rinovimin e kontratës me Blutë e Londrës, që skadon në vitin 2020./real-news.tv/

