Në Republikën e Kosovës lojërat e fatit nuk do të lejohen për një periudhë 10-vjeccare. Vendimi është i Kuvendit të Kosovës i cili ka miratuar me 74 vota projekt-rezolutën që fillimisht i pezullon lojërat e fatit dhe brenda 30 ditëve qeveria të sjell ligjin në Kuvend që i ndalon këto.
Pas konsultimeve me grupet parlamentare, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka lexuar rezolutën e përmirësuar në të cilën përfshihen dy pika.
Që Qeveria e Kosovës të nis procedurat ligjorë për ndalimin e aktivitetit të lojërave të fatit, deri në plotësim ndryshimin e ligjit, dhe që brenda 30 ditësh të sjell në Qeveri ligjin e plotësuar që ndalon në një periudhë 10 vjeçare aktivitetin e tyre.

