Edhe ky fitues i paracaktuar?! Ja lajmi i bujshëm i gazetës së madhe italiane

Screenshot_2-7.jpg

Edi Rama njoftoi sot se do të shpallë projektin e Aeroportit të Vlorës, dhe se ka vendosur të bëjë një tjetër ceremoni në lidhje më këtë,  Sot në orën 17:00 Rama do të jetë në Vlorë për të prezantuar këtë projekt.

Por nga matanë detit Adriatik, nga mediat italiane na vjen lajme se edhe këtë herë fituesi duket se është paracaktuar, pas asaj me turqit.Sipas Corriere della Sera është shoqëria ‘Aeroporti i Puglias’ që do të marrë për 35 vite kontrollin e aeroportit të Vlorës.

“Aeroporti i Puglias synon të marrë për 35 vjet kontrollin e aeroportit të Vlorë dhe hapat e parë mund të hidhen që të mërkurën në Fiera del Levante, ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

E përditshmja italiane Corriere della Sera shkruan se rajoni i Puglias synon ndërkombëtarizimin përmes shoqërisë së kontrolluar prej tij, Aeroporti di Puglia. Bëhet fjalë për një plan investimi që do t’i lejonte ADP manaxhimi e aeroportit të Vlorës, infrastruktura që synon të ndihmojë zhvillimin turistik në jug të Shqipërisë.

Kjo zonë është rritur ndjeshëm vitet e fundit duke konkurruar pikërisht rajonin në anën tjetër të Adriatikut për sa i përket turizmit. Qeveria shqiptare kishte nisur bisedimet me një konsorcium kompanish turke, formuar nga (Cengiz, Kalyon e Kolin Construction), por para verës bisedimet u ndërprenë për shkak se nuk u gjet gjuha e përbashkët për mbulimin ekonomik të fillimit të projektit.

Për këtë arsye u kalua në garë ndërkombëtare për ndërtimin me fonde qeveritare e ndërkombëtare ndërsa menaxhimi do t’u jepet të huajve për një periudhë 35 vjet”, shkruan Corriere della Sera.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303