Pas skandalit me 15-vjeçaren në shkollën e Babrrusë, shoqja e ngushtë e saj rrëfeu për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në Neës24, se edhe me të është abuzuar seksualisht.
“Jam abuzuar në moshën 15-vjeçare, dmth para dy vitesh. Kemi konsumuar lëndë narkotike. Gjithçka ka nisur nga rrethi i shkollës. Në shkollën ku isha, unë kisha pasion muzikën dhe dy vajza vinin aty te shkolla, njëra 25 tjetra 20 vjeçe, që më thonin se kemi studio muzikore. Pasi lashë shkollën, vazhdova shoqërinë me to”, rrëfeu e mitura.
“Pasi jam larguar sërish nga shtëpia, jam nisur drejt Durrësit dhe kam njohur dy vajza të tjera, 17 dhe 15 vjeçe. Aty jetonim në shtëpinë e 17-vjeçares, e cila shfrytëzonte edhe motrën e saj, si mua. Edhe mamanë nuk e pyeste shumë, ndërsa motrën e saj e fejoi, sot ka një fëmijë, është 17 vjeçe. Në këtë kohë, edhe unë jam abuzuar seksualisht”, tha ndër të tjera vajza.

