fbpx

Edi Rama publikon VIDEON me mesazh nga infektivi, akuzon për tradhëti

sdsds-1.jpg

Nëpërmjet një postimi në Facebook-un e tij, Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhin e mjekëve të Infektivit që kërkojnë nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

” MJEKËT E INFEKTIVIT JANË TË ALARMUAR NGA SJELLJET E PAPËRGJEGJSHME TË ATYRE QË PO E SABOTOJNË KËTË LUFTË ME XHIROT E TYRE DHE ME ATO RADHAT PA RADHË, QË KTHEHEN NË MITINGJE PËR TË PËRQAFUAR ARMIKUN E PËR TA MARRË ME VETE NË SHTËPI! 🔴 KËTA MJEKË PO BËJNË HEROIZËM, NDËRSA SABOTATORËT PO BËJNË NJË TRADHËTI TË PASHEMBULLT, QË DO TË NA HAPË VARRIN PO NUK U NDAL URGJENT! 🔴 NËSE NUK RRINI TË GJITHË DREJT NË KËTË LUFTË, NUK DO KEMI KU TË SHTRIJMË TË SËMURËT DHE NUK DO KETË VEND AS NË VARREZA, JO MË NË SPITALE!”, shkruan Rama.

Ndërkohë në video është Najada Çomo, Shefe e Reparti të Invektivit në QSUT, e cila bashkë me mjekët e tjerë bëjnë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

“Përshëndes nga shërbimi Infektiv në cilësinë e shefes së këtij shërbimi. Numri i personave tyë shtaur ka ardhur duke u shtuar dhe gjendja e përgjithshëm e pacientëve është mesatare dhe disa prej tyre janë në gjendje të rënduar dhe po mbahen me terapi intensive. Dal me përgjegjësi të plotë se ndihma e shëbimit Infektiv është shumë e kulifikuar dhe po bëjmë gjithçka për të shpëtuar këta persona, por na duhet dhe ndihma juaj të izoloheni dhe të mos takoni persona, të mos frekuentoni ambiente publike sepse vetëm kështu mund t’ia dalim”, është ky mesazhi i shefes së infektivit Najada Çomos.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303