Gjykata Penale e Tiranës ka caktuat masën e sigurisë arrest me burg për Flamur Karajn, i cili plagosi dy ditë më parë më Pezë kushëririn e tij.
Flamur Karaj ka qenë duke punuar në shtëpinë e tij, kur është paraqitur Enver Karaj. Fillimisht ka patur një debat verbal, ku Enver Karaj ka filluar ta godasë.
Pa u menduar gjatë Flamuri, i cili ishte edhe efektiv i FNSH ka nxjerrë armën e shërbimit duke qëlluar në drejtim të Enverit. Menjëherë pas ngjarjes, bashkë me bashkëshorten është paraqitur në Komisariatin nr. 6 në Tiranë.
I dyshuari ka deklaruar se ishte penduar për aktin dhe se ka ndodhur pa u menduar gjatë.
“Ai po më godiste me dërrasë dhe pastaj ndodhi akti i plagosjes”, ka rrëfyer Flamur Karaj.
Prokuroria kërkoi arrest me burg, ndërsa avokati dhe vetë i akuzuari ka kërkuar arrest shtëpie.

