“Ej, ou, mos më prek”/ Plas keq sherri, grushte dhe sharje, ndërhyn policia

Një sherr ka ndodhur pak çaste më parë, ku janë përfshirë një grup njerëzish në Vlorë.

Raportohet se sherri ka nisur me sharje dhe më pas me grushte pikërisht në lagjen Pavarësia, pranë një lokali.

Qytetari denoncues ka bërë me dije se sherri ka nisur në lokal dhe më pas ka degjeneruar jashtë lokalit, mirëpo ende nuk dihet arsyeja.

Policia ka ndërhyrë për të qetësuar dhe stabilizuar situatën.