Inspektoret e Mbrojtjes se Territorit të Bashkisë së Tiranës janë përplasur me banorët e rrugës “Muharrem Butka” në zonën e liqenit, gjatë ndërhyrjes për prishjen e mureve rrethuese të disa banesave.
“Ta dijë ai Edi Rama, se i kam dhënë votën prej 30 vjetësh, se nuk mund të vijë të më shembë këtu pa një urdhër shpronësimi!”
Kështu është shprehur i shqetësuar një nga banorët e shtëpive pranë liqenit në Tiranë, që janë përplasur me Inspektorët e IMT-së Tiranë, për të mos lejuar shembjen e mureve rrethuese të shtëpive dhe ngushtimin e oborreve, prona të tyre, pa asnjë urdhër, pa njoftim, pa kompensim, në emër të zgjerimit të rrugës.Ndërkohë që inspektori i IMT-së shpjegoi se këta banorë kanë që prej pesë vjetësh me këtë problem, rrugën pa trotuar që u duhej për veten e tyre, – siç u shpreh, banorët në fjalë theksuan se ata që prisnin që zyrtarët t’u vinin me një leje dhe urdhër, por jo pa asnjë dokument dhe t’u vinin rruspën pronave të tyre.


