Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në një banesë në qytetin e Durrësit. Mësohet se disa autorë të paidentifikuar kishin hedhur lëndën plasëse në oborrin e shtëpisë, ku banonte një 54-vjeçar së bashku me gruan e tij.
Raportohen vetëm disa dëme të vogla materiale, ku nuk ka patur asnjë person të lënduar. Mësohet se çifti jetonin vetëm, pasi fëmijët e tyre ndodheshin jashtë shtetit.
Policia mbërriti menjëherë në vendndodhje për të zbardhur ngjarjen e plotë./real-news.tv

