Problematikat që krijojnë ekstremistët grekë kohët e fundit në vendin tonë nuk kanë qenë të pakta.
Pas rasteve të heqjes së tabelave në gjuhën shqipe në disa fshatra minoritare në qarkun e Gjirokastrës, kësaj here nga ‘bëmat’ e ekstremistëve grekë është prekur dhe qyteti i Himarës.
Pjesëtarët e një organizate mendohet të kenë qenë prezentë në kalanë e Himarës, duke shkruar në mur mbiemrat Kacifas (Kostandin) dhe Guma (Aristotel), dy minoritarë që ekstremistët grekë pretendojnë se janë vrarë për shkak të bindjeve të tyre.

Fotografia është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe faqet patriotike kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me praninë e ekstremistëve grekë në vendin tonë.
Në foton e këtij grupit të ekstremistëve grekë që japin mesazhe për luftë, racizëm, dhe çlirimin e të ashtuquajturit Vorio-Epir, duken disa djem me fytyra të mbuluara që pozojnë me flamurin grek.
/real-news.tv/

