TË FUNDIT

Ekzekutimi i ish-policit, hapen dy celularët e viktimës, ‘zbërthehen’ komunikimet

Detaje të reja vijojnë të dalin në dritë nga vrasja mafioze e ish-policit 26-vjeçar Santiago Malko, dy ditë më parë në kryeqytet. Gjatë kontrollit të imtësishëm në mjetin e 26-vjeçarit, policia nuk ka gjetur asnjë send të paligjshëm.

Një provë mjaft e vyer për policinë janë cilësuar dy aparatet celularë të viktimës, të cilët janë sekuestruar dhe po zbërthehen për të zbuluar komunikimet e tij të fundit, për të parë nëse japin ndonjë indicie për krimin.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të lavazhit afër vendit të krimit, të cilat ndihmuan në zbardhjen e plotë të dinamikës së krimit mafioz.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat