TË FUNDIT

Ekzekutimi i Santiago Malkos, Gjykata merr vendimin për Gaçajn dhe Drizën

Gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg për Elvis Gaçaj, i cili u arrestua tre ditë më parë në zonën e Durrësit, si i dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Ndërkohë që Gjykata ka vendosur që të lërë të lirë personin që ishte me Gaçajn në momentin e arrestimit Klajdi Driza.

Gaçaj i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë, u arrestua për armëmbajtje pa leje, ndërsa më herët kishte qenë nën masën e arrestit të shtëpisë.

Gacaj ka qenë i arrestuar edhe në datën 8 prill të këtij viti për tentativë për vrasje, së bashku me Leonard Dukën, dhe më pas u liruan nga Gjykata.

Arrestimi i Gaçajt është bërë në lagjen numër 3 të qytetit të Durrësit, ndërsa ka qenë i skeduar dhe më herët për trafik droge.

Gaçaj iu ka shpëtuar 3 atentateve, ndërsa dyshohet të jetë përfshirë në një vrasje në vitin 1992 dhe një plagosje në vitin 2008.

Gaçaj, në 2015 ka qenë objektiv i një atentati tek “Lulishte 1 Maji” në Tiranë, ku mbetën të vrarë gabimisht dy persona, ndërsa ai u plagos. Ai akuzohet edhe për parcelat e hashashit në zonën e Shëngjergjit, si personi që i dispononte dhe financonte me lëndë narkotike.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat