Dy shtetas me iniciale përkatësisht B.H., 25 vjeç dhe A.B., 19 vjeç, banues në Elbasan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur me sende të forta një person me inicialet A.Ll., për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë 25 vjeçarin ndërsa kanë proçeduar penalisht në gjendje të lirë 19 vjeçarin.
25-vjeçari B.H, pasi ka dhunuar A.Ll, është larguar nga vendngjarja me mjetin e tij dhe në lagjen “5 Maji” Elbasan, është përplasur me borduren e rrugës. Gjatë shoqërimit për në Polici, ai ka kundërshtuar punonjësit e policisë.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

