Një person është plagosur rëndë pasditen e kësaj të mërkure si pasojë e një aksidenti në Elbasan.
Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një motor ka humbur kontrollin dhe si pasojë ndodhet në gjendje të rëndë drejtuesi i tij.
Sipas informacioneve paraprake, shkak i kësaj ngjarje mund të jetë bërë shpejtësia e madhe e motorit.

