35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Elseid Hysaj flet për Panuçin: Ai e kishte gabim

spot_img

Një ditë para ndeshjes me Andorrën kapiteni i kombëtares Elseid Hysaj ka folur përpara mediave.

Duke folur për largimin e Panuçit, Hysaj tha se nuk duhet menduar puna e trajnerit. “Kemi një ndeshje të rëndësishme që duhet ta fitojmë, na duhen tre pikë jo vetëm për Evropianin, por edhe për moralin tonë dhe gjithë shqiptarët. Duhet të fitojmë dhe mos të mendojmë shumë për trajnerin.

Ne duhet të mendojmë për të mirën e ekipit Kombëtar. Nuk duhet të rijmë mbrapa këtyre gjërave që ndodhëm. Jemi mërzitur, sepse kemi kaluar edhe çaste të bukura me trajnerin Panucci”, tha kapiteni.

I pyetur se nga i buronte mosbesimi Panuçit te kuqezinjtë Hysja iu përgjigj: “Nuk e di nga i buronte. Çdo trajner ka mendimin e vet. Unë i besoj shumë kësaj kombëtareje. I njoh shumë mirë çunat. Kemi shumë besim dhe nëse na pyet përsëri do të themi se do kualifikohemi. Unë mendoj se ai e ka gabim. Unë mendoj se do të bëjmë diçka spektakolare në vazhdim”. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat