fbpx

Elseid Hysaj te Milani? Menaxheri Giuffredi reagon me lojëra fjalësh

Screenshot_10-1.jpg

Elseid Hysaj nuk do të nënshkruajë një kontratë të re me Napolin dhe kjo është gjëja më e sigurt deri më tani. Mes palëve nuk ka pasur një marrëveshje dhe menaxheri i shkodranit, Mario Giuffredi, ka folur sërish.Ditët e fundit Hysaj është lakuar shumë për kalimin te Milani, ndërkohë që më parë janë përmendur Lazio e Roma. Anësori luan në të dyja krahët dhe me parametra zero shumë klube italiane do ta donin në skuadër.Giuffredi, në emisionin “Sport Show” në radio “Punto Novo”, ka folur dhe nuk është se ka zbuluar diccka. Sigurisht, e pritshme nga një menaxher, i cili do të kërkojë opsionin më të mirë në çdo aspekt për Hysajn.“Le të shohim përpara. E ardhmja e Hysajt është akoma e pasigurt. Hysaj mund të shkojë në shumë ekipe, jo me çdo kusht në Milano. Fati i tij nuk është shkruar ende. A është i vërtetë interesi i Milanit? Nuk bëj dot asnjë koment…”, ka thënë Giuffredi mes të tjerash.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303