Dy persona janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia pasi kërkoheshin nga drejtësia shqiptare.
Policia bën me dije se është ekstraduar nga shteti gjerman, Ilir Demolli, 54 vjeç, i cili në vitin 2012, i kishte marrë me anë të mashtrimit shtetases F.SH., një shumë prej 230 000 eurosh, duke ju prezantuar si drejtor i një banke private.
Ndërkohë që nga Italia është ekstraduar 27 vjeçari me inicialet M.H. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”.

